Reshjet e dëborës në disa zona të vendit; ARRSH tregon akset problematike

Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në vendin tonë përgjatë orëve të natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi aktualisht po vijon pa probleme. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale bëhet apel që shoferët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetit dhe të pajisen me goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *