Reshje dëbore në Llogara, ARRSH: Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugës

ARRSH njofton se gjatë natës ka pasur reshje dëbore vetëm në Llogara. Siç bëhet me dije është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

‘Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore. Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.’- njofton ARRSH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *