Receta e petullave me qumësht, si nga dora e gjyshes

Receta për këtë mëngjes është petulla me qumësht, si nga dora e gjyshes.

Kjo recetë mund të shoqërohet me djathë a reçel dhe të hap nepsin për nga shija që kanë.

Përbërësit:

  • 500 gr miell,
  • 300 ml qumësht të vakët,
  • 1 vezë,
  • pak kripë,
  • pak sheqer (një majë luge kafeje)
  • 1/2 pako pluhur fryrës ose 1 lugë kafeje me sodë,
  • 50 gr gjalpë të shkrirë.

Përgatitja:

Si fillim hedhim miellin në një enë, ku do të shtojmë sheqerin dhe pak kripë. Më pas do të hedhim pluhurin fryrës, vezën dhe qumështin e vakët, ku do duhet t’i përziejmë mirë deri sa të përfitojmë masën. Brumi duhet të pushojë për 20 minuta dhe më pas në një tigan me vaj të nxehtë hedhim brumin në masa të vogëla.

Ju bëtë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *