“Reale apo spektakël?”/ Rama pyet Luizin për martesën me Kiarën

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë me një njoftim të bërë në rrjetet sociale. Ai tregoi se në podcast-in e tij që u mbajt sot, të ftuar do të ishin Luiz Ejlli dhe kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Mes të tjerash, Rama e pyet Luizin për martesën me moderatoren dhe ish-banoren e ‘BBVA 2’, Kiara Titon.

“Një gjë dua të di unë, kjo martesa sa dole nga aty është reale apo vazhdim i spektaklit, po pyes se thashë larg qoftë se këtë e ka organizuar Lali (Erion Veliaj) se do patjetër të martonte Luizin, uroj të trashëgohesh dhe të kesh një martesë sa më të lumtur”, i tha Rama.

“Unë nuk e di si i ke punët me Lalin, por është reale, më erdhi keq që nuk ishe”, u përgjigj Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *