Real Madrid mbyll merkaton, Ancelotti: Kam skuadër të kompletuar

Me afrimet e Rudiger dhe Tchouameni, merkato në hyrje për Real Madrid mund të quhet e mbyllur.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Carlo Ancelotti, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se ka një skuadër të kompletuar.

Real Madrid i sezonit të ri është i kompletuar. Jemi më mirë se sezoni i kaluar. Jam i lumtur me lëvizjet e bëra. Dy lojtarët e afruar do na ndihmojnë shumë. Kam 27 lojtarë në stërvitje, janë shumë dhe është e vështirë, por ata janë inteligjentë dhe e dinë vështirësinë që unë kam. Te Real Madrid, tashmë po punojnë vetëm për merkaton në dalje, ku do të shiten sulmuesi Asensio dhe mesfushori Ceballos, të cilët nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *