Raundi i dytë presidentin u dogj, Boçi: Teatër! Rama tërhoqi për hunde Alibeajn

PD dhe PS nuk e kanë gjetur edhe në raundit e dytë një konsensus për emrin e Presidentit.

Edhe pse u pajtuan që opozita të propozojë emër për 2 raundet e para, më pas të propozonte PS, asnjë emër nuk është dorëzuar sipas rregullores. Pas skadimit të afatit ka reaguar nga Elbasani edhe deputeti Luçiano Boçi .

Boçi tha se çështja e Presidentit është një teatër tallës i paralajmëruar nga grupi i Rithemelimit. Sipas tij Rama ka axhendën e vetë dhe në këtë proces nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka tërhequr prej hundësh deputetin Alibeaj.

Në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e PD-së , Boçi pohoi se interesi i demokratëve është i lartë në të gjithë vendin.

“Çështjen e presidentit është diçka e paralajmëruar nga ne, duke parë sjelljen e Ramës në raport me Alibeajn që ishte një teatër. Rama ka axhendën e vet, kërkon të zgjedhë presidentit nga zarfi dhe xhepi i vet, por tërhoqi për hunde zotin Alibeaj për ta paraqitur si proces konsensual. Alibeaj kaq kërkon që të konsiderohet drejtues, kaq minimalist është. Nuk është qëllimi të zgjidhet presidenti, qëndron oferta ime që ai të negociojë në nivel politik. Ne nuk heqim dorë nga procesi, do vazhdojmë me përpjekjet për të negociuar brenda PD-së deri në raund të tretë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *