Ranë në kontakt me energjinë, vdes nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz.

Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën, pasi njëra nga vajzat ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte në dush.

Bëhet e ditur se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për ti ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën.

Mësohet se i pranishëm ka qenë edhe djali por nuk dihet saktësisht nëse ka qenë i përfshirë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *