Ramush Haradinaj është rizgjedhur në krye të AAK-së

Ramush Haradinaj ëshë rizgjedhur në krye të AAK-së. Këtë lajm e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ajo shprehet se është krenare që me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë edhe më shumë.

“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”, shkruhet në postim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *