Rama thirrje sipërmarrësve: Mos shfrytëzoni punonjësit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar ditën e sotme një subjekt në Kamëz . Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek çështja e pagave të punonjësve.

Kreu i qeverisë iu drejtua sipërmarrësve duke u shprehur se ata duhet të heqin dorë nga logjika e shfrytëzimit të punonjësve pasi kjo po godet palcën e ekonomisë.

“Duhet të mbarojë në mendjet e sipërmarrësve filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj deri në krahun e punës. Kjo që ne po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjerë, është të vendosim në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës.

Shqipëria nuk mund të arrijë aty ku duhet me idenë se ka një krah pune të lirë në raport me të tjerët. Kjo po godet palcën e ekonomisë që është forca e punës. Po ul kapacitetet për punë sepse nuk mund të pranojmë dot që paga minimale, që nga Prilli do të jetë 40 mijë lekë, të jetë njësoj edhe në ndërtim.“ – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *