Rama publikon videon me shqiptaren në Austri: Nga të gjithë këta këtu, ti je më ylli

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet krah një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut. Behët fjalë për Hasijen, me të cilën Rama u takua rastësisht në Vjenë

Rama mes të tjerash përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkë me zonjën.

BISEDA
Rama:
 Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenaret që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.

Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në mal të zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë
Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *