Rama: Politikën e mendojnë si punë të poshtër por ka të bëjë se në duart e kujt bie

Kreu i qeverisë, në podcast-in me kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako tha se politikën shumë njerëz e konsiderojnë si punë të poshtër që s’duhet t’i afrohesh por në fakt duhet parë se në duart e kujt bie.

“Fatkeqësisht shumëkush e mendon politikën si një punë të poshtër siç thashë dhe si një pisllëk, si një gjë, të cilës as nuk duhet t’i afrohesh, s’duhet t’i dëgjosh erën, s’duhet t’ia dëgjosh zërin, por ata që e mendojnë kështu dhe janë shumica, e harrojnë që pa politikën s’do bëheshin kurrë gjërat që i kanë ndodhur njerëzimit dhe politika mund të jetë shumë e mirë, mund të jetë dhe shumë e keqe në varësi nga duart në të cilat bie dhe nga mënyra si përdoret, por mbi të gjitha sa më shumë njerëz të merren me të, aq më pak politika mund të merret me njerëzit në mënyrë të gabuar”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *