Rama nuk i ndahet shifrave: Ne pritëm vizitorë më tepër se vendet e Europës gjatë gushtit

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish shifrave të vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Rama në ‘Facebook’ shkruan se Shqipëria qëndron në ‘Top Listën’ lidhur me prurjen e turistëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë.

Sakaq shton se këto raporte nxjerrin shifra konkrete dhe nuk lejojnë që shifrat të përdoren për propagandë nga opozita.

Postimi i plotë:

??Ja një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë. Një pasqyrë që flet vetë, pa asnjë koment??‍♂️

Por as këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekullative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë, ku përkundrazi, fryhen me të madhe gjysmë të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dhe realiteti shqiptar pasqyrohet me njëanshmëri dashakeqe?

Po kjo kohë, kur Vladimir Putini synon të gjunjëzojë Perëndimin Demokratik, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, duke e kthyer çmimin e energjisë në armë politike kundër Perëndimit dhe inflacionin e luftës në një virus cfilitës për shoqëritë e botës euroatlantike, po ekspozon për të gjithë ata që duan të shikojnë se deri ku mund të shkojnë, kundër interesave të vendit, qoftë opozita politike e Thesit të Rublave, qoftë kanalet e portalet që e mbajnë në kurriz atë thes?


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *