“Rama me fjalor ordiner ndaj opozitës”, Berisha: Zemërimi i qytetarëve po kulmon, mezi presin protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se shqiptarët po presin me padurim protestën e 12 nëntorit.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama eksporton çdo ditë krim dhe drogë duke shtuar se ai është një kryehajdut që ka vjedhur dhe mjeruar popullin.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon po rritet çdo orë me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 16:00 të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet si është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur, për t’i varfëruar e mjeruar.

Rama eksporton çdo ditë krim dhe drogë. Shqiptarët e shohin fjalorin e ulët të këtij halabaku ordiner dhe gjuhën që ai përdor me opozitën. Trashëgiminë e xhelatëve. Ka psikologjinë e xhelatit. Këto janë temat e protestës. Qytetarët nesër e dinë, nesër do njihen me alternativën anti-krizë të opozitës. Ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, anëtarët e partive të tjera dhe socialistët të bashkohen me kauzën tonë të drejtë. Krimi i organizuar do të shpartallohet me emergjencë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *