Rama mbledh sot ambasadorët, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Bëhet me dije se tema kryesore që do të diskutohet është amnistia fiskale. Kjo e fundit është një nismë e prezantuar nga qeveria për të njohur e për të pranuar investime nga emigrantët shqiptarë me paratë e fituara nga punët ilegale që kanë ushtruar ndër vite.

Problem në lidhje me këtë draft është bërë mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në pastrimin e parave, gjë për të cilën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Më 5 korrik, Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri, duke nënvizuar se ky draft do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Sipas Bashkimit Evropian, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në këtë ligj dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE dhe partnerët e tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *