Rama: Jam krenar për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në Selinë e PS.

Rama përsëriti sërish së është krenar për impiantet e prodhimit të energjisë nga djegia e mbetjeve.

Edi Rama para gazetarëve:

“Sot është një Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditeni që cilido qoftë nga shumica e pakica kërkohen nga drejtësia. Vendimet e SPAK, si komentoj, se për mua përtej palës, qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vijojë përpara e papenguar.

Mund të ketë kthime pas, mund të ketë vendime shumë të diskutueshme, janë të natyrshme në një proces që është proces zgjimi pas 500 vitesh padrejtësi.Nuk bëhet fjalë për inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet, incenerimi është pjesë e tyre.

Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty. sot territore të tëra të Shqipërisë që ishin mbytur nga plehrat marrin frymë lirisht. Nëse në këtë proces, individë të caktuar, veçse bëjnë punë e shtetit, bëjnë edhe punën e xhepit të tyre, kjo s’ka lidhje me projektin, programin e qeverisë, cënim të ligjit.

Nëse drejtësia e nxjerr në pah, duhet të jemi të kënaqur. kush përdor detyrën shtetërore, mund të përfundojë, aty ku deri dje mund të përfundonin njerëz me pushtet. Qëndrimet e mia, këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *