Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë në Berat, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e quajti edhe “kleptoman”.
Sipas Metës, Rama ka një sëmundje e cila është vjedhja dhe shtoi se ai merr kënaqësi nga vuajtjet e popullit. Meta thekson se kjo situatë i ka vënë në lëvizje si parti për të luftuar për lirinë dhe demokracinë në vend.
“Rama është kleptoman, edhe ky ka këtë sëmundje të vjedhë të vjedhë të vjedhë. Dhe e ka për kënaqësi që të vuajnë, e ka për kënaqësi të humbi jetën dikush që s’paguan dot energjinë. Ndaj në këto momente, historike për vendin dhe popullin.
Kjo gjë na vë në lëvizje për të qenë më aktiv dhe të kemi iniciativë të fortë, pavarësisht zhvillimeve zgjedhjet do bëhen në kohën e tyre dhe ka një uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë dhe llogaridhënien në nivel vendor”, tha Meta.