Rama bën “copa” krimin ekonomik: Duhet të merret me milionerët dhe jo të dal për gjah

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar krimin ekonomik në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha ka shumë besim tek policia e shtetit. Ai shton se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa shtoi se Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit duhet të merret me milionerët dhe jo të dalë për gjah adresë më adresë.

“Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, struktura më absurde, më joeficente, më kokëforta përballë çdo përpjekje për ndryshim që është bërë. Ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditesk.

Duhet të rithemelohet, të merret me krimin financiar me shkallë të larta, me milionerët. Aty ku biznesi ndërvepron me politikën dhe jo të dalë për gjah, adresë më adresë e biznes më biznes. Unë ua them shumë hapur, që kam shumë besim tek ky lidership i ri, me drejtuesin e policisë së shtetit. Do kemi barazi. Askush nuk është mbi ligjin. Dhashë mesazhe të qarta përsa i përket shtesave të pallateve për të gjithë”, përfundoi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *