Rakipi, Doshi dhe Dako non grata/ Basha: Këta janë ‘të bindurit’ e Ramës, koha na dha të drejtë!

Ka reaguar vetëm disa minuta më parë ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me sanksionet që ju dhanë nga DASH për politikanët e kuvendit.

Basha u shpreh se këta janë bedelët me të cilët Rama ka kryer masakrën zgjedhore dhe tjetërsuan vullnetin e shqiptarëve.

Statusi i Plotë:

“Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim. Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet: “Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021. Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *