‘Radha’ e Korçës dhe Pogradecit; çmontohen 31 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

Pas qytetit të Shkodrës dhe atij të Vlorës, Policia ka ndërmarrë aksione dhe në Korçë dhe Pogradec për heqjen e kamerave “spiune” të vendosura në ambiente publike. Gjatë aksionit janë hequr 31 kamera, teksa ende nuk dihen poseduesit e tyre.

Në Shkodër deri më tani janë hequr mbi 60 kamera, por nuk bëhen me dije autorët, të cilët i kanë vendosur këto mjete survejimi. Policia ka nisur ekzaminimet e tyre dhe për këtë janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i Policisë:

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria  vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes.

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *