Qytetarit nuk i del e keqja, sulmon me gurë nga rruga tigrin tek Kopshti Zoologjik (Video)

Disa ditë më parë ka hapur dyert Kopshti Zoologjik pas një rikonstruskioni të gjatë duke pritur mjaft qytetarë të cilët kishin ardhur për të parë kafshët dhe shpendët që ndodheshin aty.

Mirëpo në një video që po qarkullon në rrjet shihet një qytetar rreth 30-vjeç i cili qëllon me gurë nga rruga pa asnjë shkak tigrin dhe luanin. Kjo sjellje kërcënuese bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.

Ndërsa kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar këto sjellje.

Deri më tani nuk kemi ndonjë njoftim nga autoritetet për ndonjë masë të marrë ndaj personit që kreu këtë akt.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *