Salianji: Shpenzohet mbi 200 milionë euro por nuk kemi mbrojtje kibernetike

Deputeti i PD, Ervin Salianji pas mbledhjes nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare, tha se nuk ka mbrojtje të sistemeve në Shqipëri.

Salianji theksoi se qytetarët ndihen të cënuar lidhur me privatësinë dhe nuk dihet ende se në çfarë niveli ka arritur hakërimi.

“Pretendimi i policisë është se më shumë se 100 mijë emra të publikuar nga hakerat është material i bashkuar nga hakeruesit është pak i dyshimtë. Ashtu siç e kemi thënë në të shkuarën, s’kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri, ndaj kanë shkuar në këtë derexhe. Nuk ka siguri për mbrojtjen e të dhënave ndonëse janë shpenzuar miliona para. Një ndër shqetësimet e mia është se ka cenim të besueshmërisë për policinë e shtetit. Sipas tyre të dhënat e TIMS nuk janë sensitive ndërsa për ne jo vetëm cenojnë besimin por edhe privatësinë e qytetarëve. Ne nuk e dimë ende sot deri në cilin nivel ka shkuar hakerimi dhe si kanë hyrë hakerat në një sistem të mbyllur dhe si janë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro. Të shpresojmë të mos ketë të dhëna të tjera. Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh sot kur gjithçka e kanë nxjerrë hakeruesit iranianë. Të dhënat e publikuara para 25 prillit që u quajtën të patronazhistëve, sa kanë shërbyer ato për të penetruar në të tjerat”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *