“Qeveritarët vijnë një herë në 4 vite…”, Berisha: Parlamenti është kthyer në bunkerin e fjalës së ndaluar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij përpara protestuesve.
Në fjalën e tij, Berisha tha se Parlamenti nga tempull i demokracisë është kthyer në bunkerin e fjalës së ndaluar. Më tej ai ka shtuar se qeveria e Ramës shkon tek qytetarët një herë në katër vite me thasë me para të cilat ua kanë vjedhur atyre ose i kanë përfituar nga bandat e tyre kriminale.

“Në këtë protestë të jashtëzakonshme, ju nuk protestoni për PD, ju protestoni, sot për çdo shqiptar. Ju votoni sot për çdo shqiptar dhe i cili beson se Parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju votoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe duan t’i dinë të gjitha.

Shqipërinë mund ta bëjnë shqiptarët. Pse ky parlament, nga tempull i fjalës së lirë është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar. Çdo hajdut që futet në shtëpi të vjedhë tenton të të vrasë po e kape. Vjedhin natën, ditën, në terr, mesditë, çdo javë, muaj, vit. Njësoj si hajdutët që e urrejnë pronarin, edhe këta i urrejnë qytetarët. Këta vijnë tek ju një herë në katër vite me thasë me euro që ua kanë vjedhur juve ose që i aknë siguruar nga bandat e tyre.

Asnjë shqiptar nuk mund të pajtohet me vjedhjen e taksave. Nuk mund të pajtohet me vjedhjen e rrugëve. E tmerrshme. A nuk është vjedhje kur një njeri pa moral pa asgjë se tani do paguani taksa për arsimimin e tyre”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *