“Rusia është e gatshme të furnizojë Evropën me vëllime të tjera gazi në vjeshtë-dimër, topi është në fushën e BE-së. Moska është gati të furnizojë gaz përmes linjës Nord Stream 2”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, i cituar nga agjencitë ruse. Nord Stream 2 nuk u aktivizua kurrë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Masa të tilla si kufiri i çmimit për burimet ruse të energjisë janë një “mashtrim”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në javën e energjisë në Moskë, siç raporton Tass.