Jemi në ditën e 101 të luftës në Ukrainë . por Rusia nuk është e shqetësuar për dërgimin e armëve të reja amerikane në Ukrainë, sepse ajo “i shtyp ato si arra”. Kështu deklaroi Presidenti Vladimir Putin në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 1. Sipas Putin “dhjetra njësi janë shkatërruar”.
Ndërkohë trupat ruse hodhën katër raketa në një aeroport civil në rajonin e Kharkiv. Kjo është raportuar nga zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv, siç raportohet nga Ukrainska Pravda.
Ndërkohë të dielën nis stërvitja ushtarake ndërkombëtare Baltops në Detin Baltik dhe ai do të zgjasë deri më 17 qershor, ku përfshihen 16 vende, 14 vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere të aleancës, Suedia dhe Finlanda. Kjo u njoftua nga agjencia e shtypit Baltic Neës Service, e cituar nga Interfax. Gjatë stërvitjes, pjesëmarrësit do të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për të siguruar mbrojtjen kolektive në rajon dhe zbatimin e politikës së parandalimit. Disa operacione taktike që përfshijnë anije të aleancës, avionë dhe mjete të blinduara, duke përfshirë një sulm amfib, do të kryhen në ujërat territoriale të Letonisë.
Ndërkohë ministri i jashtëm ukrainas ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidnetit francez Makron. Sipas Dmytro Kuleba me thirrjet e tij Macron poshtëron Francën.
Emmanuel Macron u shpreh më herët të shtunën se Moska nuk duhet të poshtërohet për të lehtësuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit.