Puthja në Kupën e Botës, gjykata spanjolle kërkon që Rubiales të dalë në gjyq!

Një gjykatës ka propozuar që ish-shefi i futbollit të Spanjës, Luis Rubiales të gjykohet për puthjen që i dha Jennifer Hermoso pas fitores së ekipit kombëtar në Kupën e Botës për Femra 2023.

Në një vendim prej pesë faqesh, gjyqtari Francisco de Jorge shkroi se hetimi i tij ka zbuluar puthja ndaj Hermosos ishte një iniciativë e njëanshme dhe befasuese nga Rubiales, citon CNN. Puthja u transmetua në televizion global , ndërsa lojtarët e Spanjës u rreshtuan për të marrë medaljet e tyre nga figurat kryesore të futbollit pas fitores së tyre gushtin e kaluar. Rubiales, në atë kohë president i Federatës të Futbollit Spanjoll u pa duke puthur Hermoso në buzë. Rubiales e përshkroi asokohe puthjen si të ndërsjellë, një pretendim që Hermoso e ka mohuar, duke thënë se ajo nuk ka pranuar dhe nuk është respektuar. Rubiales dha dorëheqjen si president i RFEF shtatorin e kaluar dhe tani po përballet për veprimet e tij.

Ylli i futbollit spanjoll Jennifer Hermoso ka dëshmuar po ashtu lidhur me hetimin e sulmit seksual kundër Luis Rubiales. Gjykatësi propozoi gjithashtu që Rubiales dhe tre burra të tjerë duke përfshirë Jorge Vilda, ish-trajnerin e ekipit të femrave, dhe dy zyrtarë të tjerë të federatës të dalin në gjyq me një akuzë të veçantë. Avokatët mbrojtës të Rubiales kanë tani tre ditë për t’u përpjekur të ndalojnë një gjyq eventual duke apeluar në një seksion tjetër të gjykatës. Pas kësaj, gjyqtari mund të lëshojë një urdhër për dërgimin e çështjes për gjykim, i cili nëse ndodh do të mbahet para një trupi prej tre gjyqtarësh të tjerë në Gjykatën Kombëtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *