Punimeve të Kongresit të PS-së/ Zbardhet agjenda e ‘Rama 3’

Faza e parë e Kongresit do të nis në  orën 9:30 të mëngjesit. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do vendosen disa tavolina të rrumbullakëta.

Përfaqësues të PS, do të zhvillojnë takime  me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale.  Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë  rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri. Një pjesë të rëndësishme në kongres do ta marrë Këshillimi Kombëtar, rezultate e procesit dhe perspektiva e tyre.

Agjenda e Kongresit

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapësira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
Diskutime – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve të kongresit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *