Punimet tek Parkut i Liqenit/ Veliaj: Rrethrrotullimi do t’i japë më shumë liri lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me punimet që po bëhen tek zona e Liqenit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan se kjo zonë do të kthehet në një rrethrrotullim, për t’i dhënë më shumë liri lëvizjeje qytetarëve dhe mjeteve që frekuentojnë Parkun e Liqenit.

“Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë. Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës”, tha ndër të tjera Veliaj.

Postimi i plotë:

Faleminderit? kolegëve që punojnë deri në orët e vona të natës, për transformimin ?e infrastrukturës rrugore në Tiranë.

Këtu jemi në zonën e njohur si “Triangolo”?, e cila po kthehet në një rrethrrotullim, për t’i dhënë më shumë liri lëvizjeje qytetarëve dhe mjeteve që frekuentojnë Parkun e Liqenit?. Bashkë?!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *