Punime në rrjet/ OSHEE njofton: Këto zona do të jenë pa energji elektrike ditën e nesërme

Ditën e nesërme në Tiranë disa zona do të mbesin pa energji, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjet.

OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pjesërisht fshati Picall dhe antenat e kompanive telefonike në kodër Picall.

Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 energjia do të shkëputet në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Ndërkohë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, do të mbesë pa drita pjesërisht Rruga ‘Esat Mekuli’ pranë ish-fushës së Aviacionit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *