Punëtorët e metrosë dhe hekurudhave në Britaninë e Madhe hyjnë në grevë

Shumica e shërbimeve të trenave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u anuluan të shtunën pasi mijëra punëtorë hekurudhorë organizuan një varg grevash për pagat dhe kushtet e punës. Greva 24-orëshe e 40,000 pastruesve, sinjalizuesve, punonjësve të mirëmbajtjes dhe stafit të stacionit ishte e treta brenda një javë ku vendasit  kërkojnë rritje pagash për të mbajtur hapin e inflacionit që po shkon në pothuajse 10%.

“Ne e dimë se është e vështirë për publikun. Por ajo që shohim në mbarë vendin janë gjithnjë e më shumë njerëz që janë të ngopur me mënyrën se si po trajtohen në punë. Të pasurit duket se po pasurohen dhe të varfërit duket se janë më keq gjatë gjithë kohës,”- tha Mick Lynch, sekretar i përgjithshëm i Unionit Hekurudhor, Detar dhe Transportit.

Sindikatat akuzojnë qeverinë se i pengon kompanitë e trenave – të cilat janë në pronësi private, por shumë të rregulluara – të bëjnë një marrëveshje. Qeveria mohon ndërhyrjen, por thotë se kompanitë hekurudhore duhet të ulin kostot, por u kërkoi sindikatave të punojnë me punëdhënësit, “jo kundër tyre”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *