Puna e SPAK në 2022/ Dumani raporton te “Ligjet”

Kreu SPAK, Altin Dumani ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar. Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.

Dumani në prezantimin e raportit vjetor tha se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 persona të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.

Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim: 8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar);  3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror);  1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet); 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër);  1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK); 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie).

Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sa i takon hetimeve për zyrtarë të lartë, Dumani tha se janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim të ish zyrtarëve të nivelit të lartë: “Për periudhën 2020-2022 rezulton se janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarëve të nivelit të lartë. Nga këto janë dërguar në gjykatë 8 procedime penale me 8 të pandehur ish gjyqtarë, me 3 të pandehur ish prokurorë, një procedim me dy të pandehur ish deputetë, një procedim penal me një të pandehur ish-zv ministër, një procedim penal me një të pandehur anëtarë KPK dhe 4 procedime penale me 4 të pandehur ish-kryetar bashkie”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *