Publikimi i të dhënave/ Ergys Muzhaqi: Situata është alarmante, duhet të merren masa të menjëhershme

Prishja e marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe vendit tonë shënoi kështu  herën e parë në historinë që ndërpriten e marrëdhëniet diplomatike mes një shteti që për shkak të një sulmi kibernetik.

Kujtojmë që  2 ditë pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, mbrëmjen e 9 shtatorit Irani reagoi në formë hakmarrje  përmes një tjetër sulmi kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS, duke tentuar të krijojnë kaos në sistemin që kontrollon të gjitha hyrje-daljet e shqiptarëve.

Së fundmi Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi ka folur në një emision televiziv ku e konsideron një situatë alarmante ku sipas tij duhet të merren masa të menjëhershme: “Ndoshta nuk e kemi kuptuar qartë që siguria jonë kibernetike është e barabartë me sigurinë tonë fizike, a mos duhet të presim që të na bjerë ndonjë tërmet apo ndonjë fatkeqësi e këtij niveli natyror që ne të krijojmë kohezion social, jo. Edhe ky është një moment në të cilin duhet të krijohet kohezion social sepse dashje pa dashje na rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar dhe në momentin që rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar shteti dobësohet, shoqëria dobësohet, shkon deri në shkrirje dhe në shpërbërje të të gjitha atyre që pasojnë shtetin, indin social dhe të gjitha gjërat e tjera”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *