“Pse më shikon në sy?”/ Plagosen rëndë gjatë sherrit dy persona në Bulqizë

Dy persona janë plagosur gjatë një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin për arsye banale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur nnë lagjen Gjeologu në Bulqizë ku disa persona janë zënë me pronarin e një lavazhi vetëm 50 metra larg policisë.

Burime pranë spitalit te Bulqizës bëjnë me dije se në spital janë paraqitur dy persona me fraktuara të ndryshme ku njëri nga këto ishte pronari i lavazhit Erblin Tançi.

Ndërkohë policia ka shkuar me vendngjarje ku ka nisur hetimet.
Ndërkohë i plagosur është nisur në drejtim të spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar, pasi në Bulqizë mungojnë mjekët specialist.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *