PS po përgatitet për zgjedhjet lokale, Ahmetaj: T’i kalojmë me sukses

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste u shpreh se PS gjatë këtij mandati të tretë, duhet të jetë serioze.

Po ashtu Ahmetaj tha se PS po përgatitet për zgjedhjet lokale, dhe se këto të fundit duhet ti kalojë me sukses.

“Sot që flasim 104 mijë biznese paguajnë zero taksë. Kjo sepse kryeministri vetë ka thënë se biznesin nuk e shohim si lopë për ta mjelë. Ne duhet të jemi krenarë që kemi bërë për vendin dhe qytetarët. Ky vend meriton më shumë, ndaj vëmendja tek reformat është e përditshme. Kjo mazhorancë , kjo qeveri, ky kryeministër ishte një nga vendet që siguroi vaksinat, e kam parë vetë duke lypur derë më derë…Politikat e qeverisë për të mbështetur qytetarët dhe sipërmarrjen shpëtuan 500 mijë vende pune. Kjo qeveri ka bërë atë që nuk është bërë ndër vite. Në të gjithë botën është rritur çmimi i qeverisë, këtu nuk është rritur për qytetarët dhe biznesin e vogël. Kjo është PS dhe çdo ditë e mandatit të tretë të jetë serioze. Zgjedhjet lokale duhet t’i kalojmë me sukses për ti dhënë komuniteteve figurat që meritojnë. Çdo përfaqësues i kësaj mazhorance që bezdiset nga një ankesë e një qytetari nuk është për këtë punë.”, tha Ahmetaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *