“PS kundër ndryshimit të ndarjes territoriale”, Denaj: Të ardhurat janë rritur me dy herë, ‘copëtimi’ nuk garanton cilësi

Bashkëkryetarja e Reformës territoriale, Anila Denaj, u shpreh se me Reformën Territoriale të realizuar nga qeveria e Partisë Socialiste, është konsoliduar më tej autonomia financiare e bashkive.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Denaj deklaroi se të ardhurat në bashkitë e vendit janë rritur me dy herë, ndërsa investimet janë rritur mbi tre herë.

Më tej ajo shtoi se decentralizimi i funksioneve ka qenë një nga arritjet e kësaj reforme dhe sipas saj, shkurtimet në administratë janë me 35 %. Sipas ministres, ‘copëtimi’ më tej i territorit nuk garanton cilësi shërbimesh.

Nuk duhet të bëjmë kakofoni numrash, duhet të flasim për totalin. Ka një numër prej gati 5600-6000 që janë për të mbështetur investimet që thamë pak më parë. Vetëm 12 bashki kanë rritur numrin e punonjësve në administratë. 49 bashki e kanë ulur numrin e punonjësve me 35%. Nëse të ardhurat janë rritur me dy herë siç thoni ju, investimet janë rritur me tre herë. Pa dashur të shkoj në përfundimin e raportit, dua ta qas këtë parlament ndaj vëmendjes së të ardhurave, në një kohë që mendojmë të copëtojmë territorin? Copëtimi i territorit rrit koston dhe nuk garanton cilësinë e shërbimit për qytetarët. Duke siguruar që 94% e të gjitha shërbimeve realizohen online, nuk e gjejmë me vend ndarjen e territorit. Maxhoranca synon rritjen e cilësisë së përfaqësimit, një nga pikat e rëndësishme që i jepet strategjisë për të vijuar më tej, është pikërisht ndërhyrja ligjore aty ku mund të përmirësohemi më shumë, në nenin 39.

Strategjia është një process që vijon dhe ndiqet nga Ministria e Brendshme dhe njësitë vendore të mëdha dhe të konsliduara financiarisht janë ato që përfitojnë më shumë. Të copëtosh më shumë territorin do të thotë të shkosh drejt decentralizimit. Përgjatë veprimtarisë është shtruar pyetja nëse jemi në momentin e duhur për të vijuar me copëtimin e jëtij territory. Cila do të ishte përgjigjia e pyetjeve të shtruara? Nuk ka kohë në fakt për të mos analizuar një reform, dhe pse 7 vjet, siç thamë është e pamjaftueshme. Duke ruajtur kritetet, të jetë qendër e një zonë funksionale, të ketë qenë bashki para ndarjes territorial të 2015. Kriteri që do të mbështeste faktin që shkëputja nga bashkia të mos dëmtojë zhvillimin e njësisë nga e cila shkëputet, të ketë numrin e popullsisë që duhet dhe që numri i bizneseve të jetë i mirëpërfaqësuar. Këto pyetje duhet t’i bëjmë shpesh por nuk duhet të bëjmë gabime në dhënien e përgjigjeve të këtyre pyetjeve. Kur numri 94 nuk u përshtat me asnjë nga këto kritere, atëherë mbetën në të njëjtat numra”, u shpreh Denaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *