Protestat në Iran, policia qëllon protestuesit, disa demonstrues u arrestuan

Qindra njerëz u mblodhën në Iran, në varrezat Aichin në Saqqez, për të përkujtuar në varrin e saj Mahsa Amini – 22-vjeçarja që vdiq më 16 shtator në Teheran pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të shamisë

Rasti i vajzës ka çuar në demonstrata në të gjithë vendin që vazhdojnë edhe pas më shumë se një muaji. Sipas asaj që u njoftua në Twitter nga “Hengaw”, një organizatë me seli në Norvegji që merret me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kurdistan, policia hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Disa demonstrues u arrestuan.

“Poshtë diktatori”, “Gra, jetë, liri” dhe “Të gjithë jemi Mahsa, ti luftove dhe do të luftojmë edhe ne”, ishin disa nga parullat e protestuesve që shkuan te varri në këmbë, pas kërcënimeve nga Qeveria që mbylli rrugët që të çojnë në varreza për të shmangur protestat.

Protestat në të gjithë vendin – Tragjedia e  Mahsa ka ndezur një lëvizje të gjerë proteste antiqeveritare. Shkollat ​​dhe universitetet në të gjithë rajonin veriperëndimor të vendit qëndruan të mbyllura për të parandaluar “përhapjen e protestës”. Për më tepër, shumë dyqane në Teheranin qendror mbetën të mbyllura. Një grup vajzash marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur parulla kundër qeverisë, ndërsa shoferët e bllokuar në trafik u binin borive në mbështetje të protestës. Parrulla anti-qeveritare u brohoritën gjithashtu në Universitetin e Teheranit. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, policia ka vrarë më shumë se 200 njerëz që nga fillimi i protestave.

Në Karaj, Kermanshah, Sanandaj, Shiraz, Ahvaz, Mashhad dhe Isfahan pati protesta të llojeve të ndryshme për të kujtuar vajzën. Në të tjerat, demonstratat panë gjithashtu pjesëmarrjen e studentëve universitarë dhe tregtarëve të tregut, të cilët kishin protestuar me grevë për javë të tëra. Sloganet kundër liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, u bërtitën gjatë demonstratave ku morën pjesë gra pa shami, ndërsa imazhet e liderit iranian u dogjën në disa universitete dhe në rrugët e disa qyteteve.

Shumë mjekë në Teheran morën pjesë në demonstratat për Amini. Parrulla kundër Khameneit u bërtitën gjatë një mitingu të organizuar para selisë së Organizatës së Disiplinës Mjekësore në kryeqytetin iranian dhe mjekët u sulmuan nga policia të cilët qëlluan me armë dhe përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nënkryetari i këshillit mjekësor iranian, Mohammad Razi, dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër shtypjes së demonstratës, ndërsa Mehran Fereidouni, një mjek i specializuar në mjekësinë ligjore, u arrestua pasi lexoi një deklaratë që kundërshtonte raportin zyrtar për vdekjen e Mahsa Amini, sipas të cilit vajza nuk do të vdiste sepse ishte rrahur nga Policia.

 

Irani ka bllokuar aksesin në internet në Saqqez “për arsye sigurie”. Këtë e ka bërë të ditur agjencia Isna, duke folur për demonstrata dhe përleshje të forta mes demonstruesve dhe forcave policore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *