Protesta përballë Ministrisë së Drejtësisë, Zhaklina Lekatari ‘përplaset’ me protestuesin

Protesta e sotme e thirrur për vrasjen e 3 grave nga Dan Hutra mesditën e djeshme, ka sjellë përplasje mes të pranishmëve.

Gjatë fjalës së tij një aktivist, ka deklaruar se është e turpshme që gratë nuk i janë bashkuar protestës. Po ashtu ai përmendi kanunin, duke thënë se sipas tij kur vritet 1 grua ajo konsiderohet si 2 persona.

“Gratë dhe nënat janë ajka e një populli. Po ta marrim me traditë, në Kanun, kur vritet një grua ajo llogaritet me 2 vetë. Ai vrasësi kur vrau gruan e parë duhet të ishte dënuar me 50 vjet në burg”, tha aktivisti.

Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Zhaklina Lekatari, e cila iu drejtua aktivistit se nuk duhet të përmendin kanunin si dhe traditën, pasi sipas saj këto janë shkaktaret kryesore për dhunën ndaj grave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *