Protesta para SPAK-ut, qytetarën: Duam drejtësinë që na është vjedhur ndër vite

SPAK ditën e sotme është gjendur nën thirrjet e megafonit, dhjetëra  protestues kanë kërkuar që ky institiucion të reagoj në lidhje me aferat korruptive në  dikasteret e larta.

Ata janë shprehur se  ndodhen në këtë  tubim pa dallim feje krahine apo ideje politike. Të pakënaqur nga  qeverisja, drejtësia, çmimet  dhe situata në vend kanë deklaruar se protestat e tyre nuk do të  ndalen.

“ Jam anëtar i Partisë Socialiste, i kërkoj Edi Ramës të veprojë kush ka shkel ligjin shqiptar, të dënohet, luftën e klasave e pati Enver Hoxha ne duhet ta zhdukim nga shoqëria jonë ndarjen, PD,PS,LSI”.

Protestuesit kishin ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Një detaj që vihet re është se pasqyrimin e kësaj proteste po e bënin vetëm mediat opozitare.

“Kam ardhur nga qyteti i Fierit, nuk kemi besim tek drejtësia e SPAK-ut, kjo protestë është për drejtësinë e shqiptarëve”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *