Protesta në Rinas, ARRSH rikthen rrugën në gjendjen e mëparshme

Vetëm pas ditës së katër të protestës nga banorët e zonës së Rinasit, ditën e sotme është marrë vendimi për të rikthyer sërish qarkullimi në këtë aks me dy korsi, sikurse ishte para datës 1 Maj.

Lajmi është konfirmuar nga ARRSH,  ku shkruhet se “Qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq”

Njoftimi i Plotë:

Njoftimi i ARRSH: Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

?Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

?Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *