Protesta kombëtare e opozitës/ Berisha: Revolucioni nuk do të ndalet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta e opozitës deklaroi se opozita është e vendosur që t’i shkurtojë ditët e qëndrimit qeverisë së Edi Ramës.

“Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rektutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet” – tha ai, duke mos u ndalur as nga shiu që ka nisur të bjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *