Protesta e PL-së/ Meta: Qytetarët të sensibilizohen, do jetë paqësore

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.

Në një konferencë për median, Meta ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë, ku theksoi se kjo protestë do të jetë paqësore dhe model.

“Protesta do të mbahet në orën 18:00.  Falënderoj qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre. Dëshiroj t’i ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave. Kërkojmë t’i themi mjaft kësaj qeverie. Jemi vendi i parë në botë për korrupsion, është përkeqësuar transparenca. Indiferenca të marrë fund për çfarë po i bëhet vendit dhe ekonomisë. Të bëhemi të gjithë bashkë për mos të vajtuar vitin e ardhshëm për numrin e nxënësve.

Ftoj të gjithë të jenë të pranishëm. Do të jetë një protestë e parë, por do vazhdojmë më skema të tjera të vjedhjes. Do të jetë paqësore, qytetare, model dhe shumë konkrete”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *