Protesta e PD, Boçi: E gjithë Shqipëria është sot këtu me ju

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh sot gjatë mitingut të opozitës se shqiptarët janë të gjithë sëbashku në këtë tubim.

Sipas Boçit pas hekurave meriton të shkojë kryeministri i vendit, i cili fshihet duke bërë udhëtime jashtë shtetit.

“Prandaj jemi sot këtu bashkë. E gjithë Shqipëria sot është me ju, e gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te qëndresa juaj. Bashkë të vazhdojmë betejën tonë, bashkë ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet duke ikur jashtë shtetit. Ky është mision qytetar, të cilin jam i bindur që bashkë do ta çojmë deri në fund, deri në fitore”.- tha Boçi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *