Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat i ka bërë ftesë të gjithë deputetëve që t’i bashkohen shumicës.
Berisha tha se protesta që do të mbahet më 7 korrik, kërkon që të ngrerë në këmbë të gjithë shqiptarët në këmbë ndaj regjimit të Ramës.
“Deputetët janë të ftuar, të rreshtohen me shumicën. Të shkëputen nga Ali Basha. 7 e 7, janë tre 7-ta. Siguron suksesin e protestës. Qëllimi i saj është të ngre shqiptarët në këmbë ndaj regjimit të Ramës. Qumështi, veza, djathi kushtojnë 107%, pra janë 7 % më shtrenjtë se në Bashkimin Evropian.
Kemi të bëjmë me një situatë të rëndë, po fryhet arka e qeverisë me 340 mln euro vetëm nga rritja e çmimeve. Ndihma ekonomike nuk është rritur, rroga mesatare është ulur. Po bëhet vetëm propagandë dhe po vjedhin me çdo firmë. Mirëpritet edhe angazhimi i Metës, në forcën e opzitës”, tha Berisha.