“Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet”/ Flutura Açka revoltohet me banderolën e Mourinhos: Kjo fasadë është pronë publike, në shtëpinë e tij…

Deputetja e PD-së Flutura Açka, ka reaguar e revoltuar për banderolën e vendosur në Universitetin Politeknik të Tiranës, për trajnerin e Romës Joso Mourinho, dhe kërkon që Prokuroria e kryeqytetit të nisë hetimet për personat që kanë “bërë këtë shkelje”.

Kujtojmë se sot në 21:00 Roma dhe Feyenoord luajnë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës për finalen e Conference League.

“Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty. Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme. Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin. Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme. I bëj thirrje Ministrisë së linjës, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike”, shkruan Açka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *