Prokurimet publike/ Çupi: Subjektet nuk ankohen se kanë frikë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në Komisionin për Çështjet Ligjore ka ngritur shqetësimin lidhur me prokurimet publike. Sipas saj ato janë në 99% të fondit limit, por subjektet nuk ankohen pasi kanë frikë.

Çupi përballë kryekomisionerit të Agjencisë së Prokurorimit Publik tha se shqetësimet e ngritura mbi prokurimet publike dhe konkurrencën mes subjekteve, në rastet kur ka shkelje duhet të dërgohen në prokurori.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: “Është shqetësim i madh se në vendin tonë nuk bëhen procedura prokurimesh. Nuk ju vret veshin dhe syrin ju se procedurat janë 99% të fondit limit, çfarë bëni ju. Janë disa organizata që i publikojnë, ju çfarë bëni konkretisht nëse një tender merret fondin limit me 99%, kur ka pasur oferta më të ulëta, për çfarë funksiononi ju. Nuk ankohen subjektet se kanë frikë, se nuk marrin procedura prokurimi. Këto shqetësime ku i reklamoni ju, a i çoni në prokurori kur lidhja e kontratës me fondin limit ka qenë në shkelje, dhe se konkurrenca është fiktive, Këtë duan shqiptarët, jo marrëdhëniet ndërkombëtare. Në raportet ndërkombëtare, vendi ynë është i nxirë lidhur me korrupsionin për marrëveshjet. Nuk ankohen firmat, dhe subjektet konkurruese pas nuk marrin më pjesë në procedura.”

Kryekomisioneri Myzyri: “Komisioni i prokurimit ka shqyrtuar ankesa, nuk mund të themi se nuk ka ankesa në procedurat. Mbi 26 subjekte të reja kanë ardhur në sistemin elektronik, pasi kemi rritur aksesin e operatorëve ekonomik. Në rastet ku kemi konstatuar shkelje, kemi deleguar për hetim.”

Çupi: “Kërkoj që shqetësimet e ngritura këtu për shkeljet dhe moseficencë në buxhetin e shtetit të vendosen në rezolutë, mos të themi se u mbyllën këtu.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *