Një pikë në Dacia Arena do t’i mjaftonte skuadrës së Spallettit për të fituar kampionatin e tretë të shumëpritur dhe për të hapur festën.
Napoli kampion i Italisë! Mjaftoi një pikë ndaj Udineses.
Në Dacia Arena përfundon 1-1, Lovriç jua vështirësoi punën Napoletanëve në pjesën e parë duke shënuar që në minutën e 13.
Rezultati qëndroi i njëjtë për 40 minuta të tjera, deri kur Osimhen të shënonte golin e barazimit dhe golin e titullit kampion të Italisë.