Priti një jetë të tërë për t’u bërë me fëmijë, 68-vjeçari braktis gruan vetëm se…

Kjo është historia sa e gëzueshme po aq edhe e trishtë e një gruaje, e cila prej 20 vitesh dëshironte shumë të kishte një fëmijë. Atifa Ljajic u bë nënë në moshën 60-vjeçare, por në momentin që ndodhi, bashkëshorti i saj e la.

Sipas “DailyMail”, 68 -vjeçari Serif Noki ndryshoi mendje kur dëgjoi beben të qante në maternitet dhe i tha gruas se ishte tepër i plakur për t’u marrë me të qarat e fëmijës.

Ai vendosi që të ikte ditën kur bebja lindi.

68- vjeçari i tha bashkëshortes së tij, se vajza do ta mbante zgjuar gjatë natës duke qarë.Kur u përball me faktin se po braktiste gruan me të cilën kishte jetuar për vite me radhë, Serif tha:

“Ajo mori atë që donte, tani është e lumtur”, sipas tij, të jetuarit me beben në këtë moshë do të ishte shumë e dëmshme për shëndetin e tij. Rasti i Atifas u konsiderua si një shtatzëni e rrezikshme dhe për këtë arsye ajo qëndroi në spital për tre muaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *