Prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, ja kur pritet të përfundojë procesi

Zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor.

Teksa pa nga afër aksionin e IMT në Ksamil, Hodaj u shpreh se në aksion do e pësojnë dy kategori, ata që kanë ndërtuar pa leje dhe ata që kanë ndërtuar më shumë se iu është lejuar.

Ky aksion ishte paralajmëruar dhe nga kryeministri muajin e kaluar. Ka filluar nga Ksamili dhe Velipoja dhe do vazhdojë përgjatë gjithë zonës turistike bregdetare. Zonat turistike janë pasuri dhe nuk mund të lejohet askush të abuzojë. Ky aksion vazhdon me një moto “tolerancë zero” për ndërtuesit dhe ata që mbyllin sytë. Në dijeninë time nuk di të ketë pasur sot përplasje me policinë. Janë të gjitha objektet pa leje. Edhe ata që nuk kanë leje ndërtimi dhe ata që kanë leje ndërtimi, por kanë shtuar katet. Kjo është koha e vitit kur tentativat për të uzurpuar janë më të shumta. Sezoni nuk ka filluar taman dhe besoj se brenda 30 qershorit ky aksion do ketë përfunduar. Sot varet dhe nga ecuria e punës. Në të gjithë Ksamilin janë 30 objekte pa leje dhe puna do vazhdojë deri në përfundim”, tha Hodaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *