Princeshës holandeze i rrezikohet jeta? Ja pse u shtua siguria ndaj saj

Princeshës së kurorës holandeze, Catharina Amalia, i  është shtuar siguria  për shkak të shqetësimit se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve.

Catharina-Amalia, 18-vjeç, trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në qytet.

Por prindërit e saj, Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander tani thonë se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehet në pallatin mbretëror Huis ten Bosch në Hagë, raportojnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, disa media holandeze raportuan se princesha ishte nën siguri të shtuar për shkak të frikës se bandat kriminale mund ta shënjestrojnë atë për rrëmbim ose sulm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *