Presionet për bashkitë e opozitës/ Rama ‘justifikohet’: Po ia ‘hap sytë’ njerëzve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për deklaratën e tij skandaloze duke kërcënuar disa ditë më parë se qeveria e “Rilindjes” do të ndërpresë fondet për bashkitë e opozitës.

Me këtë retorikë kërcënuese në fushatë elektorale, Edi Rama ka ushtruar presion jo vetëm ndaj kandidatëve të opozitës por, edhe ndaj qytetarëve të cilët i ka paralajmëruar se do t’i lërë në “mëshirë të fatit” nëse votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë, Rama justifikohet duke u shpjeguar se “po ia hap sytë njerëzve” pasi sipas tij, kandidatët e opozitës janë problematikë.

Ana e duhur e historisë është të qëndrosh në krah të aleatëve të Shqipërisë. Unë kam folur për kukulla të një çifti, ku kemi një nongrata të shpallur nga aleati ynë strategjik, cilësia dhe natyra e raporteve me Shqipërinë vendoset nga ata. Një nga individët më të rëndësishëm të politikës së vendit në këto 30 vite mban damkën e të padëshirueshmit. Kjo nuk është presion, por është një mënyrë për ti thënë njerëzve, që këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallin e komunitetit, por për të krijuar oaze të luftës politike, për të krijuar barrikada me qeverisjen qendrore. Ne do të bëjmë tonën në çdo bashki”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *