Presidenti/ Xhaferraj në mbledhjen e grupit parlamentar: Ne nxorrëm 8 emra, treguan që s’jemi as si Rama, as si Saliu

Deputeti, Ferdinand Xhaferri ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar.

Xhaferaj tha se PD nuk duhet t’a vazhdojë procesin e zgjedhjes së Presidentit me një emër në raundin e tretë.

“Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne sduhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim. Pra morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakord që bojkoti është gabim. Bëmë një mbledhje shumë të mirë grupi parlamentar ku propozuam 8 emra, prodhuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof, doli lakuriq. Dhe pavarësisht shkuam deri ketu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë. Dhe po ju tregojmë që sjemi as si Rama. Deshmuam qe sjemi si Saliu”,tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *